Fotoja e një dore me thonj të kuq bëri xhiron e rrjeti dhe trondit opinionin publik.
Dora në foton tronditëse, rezulton se i përket 52-vjeçares Iryna Filkina – një grimiere dhe blogere aspiruese mjaft aktive në rrjetet sociale ku postonte leksione bukurie për ndjekësit e saj.

Trupi i saj u gjet i shtrirë në anë të rrugës pranë biçikletës, me krahun e shtrirë anash. Thonjtë e saj me ngjyrë të kuqe, njëri prej tyre ka një zemër në mes, bien në sy mes papastërtive ku ndodhet e shtrirë.
Pasi fotoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, dora e veçantë u njoh nga një grimiere në Gostomel aty pranë, e cila zbuloi për New York Times dhe emrin e personit që bëhej fjalë.
“Kur e pashë, u ndjeva fizikisht sikur zemra ime filloi të thyhej”, tha ajo për Times.
Ajo shtoi se ëndrra e Irynës ishte të bëhej një artiste e njohur dhe të rriste ndjekësit e saj në Instagram.









