-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sëmuret Presidenti! Rama i paguan shpenzimet 6 milionë lekë (VENDIMI)

Kryesoret

Kreu i qeverisë Edi Rama me firmën e Belinda Ballukut i ka dhënë një çek 6 milionë Lekë Presidentit Bajram Begaj për të hequr shpenzimet e spitalit. Por çfarë i ndodhi kreut të shtetit? Pak ditë më parë në momentin që njoftoi propozimin për shefen e re të SHISH-it, Rama e shoqëroi postimin në rrjetet sociale me një foto nga takimi me Presidentin, i cili kishte fashuar dorën e djathtë.

Nga Presidenca nuk kishte ndonjë informacion se çfarë kishte ndodhur me Presidentin. Por edhe pse në dukje bëhet fjalë për një gjë të vogël, ndoshta krisje, kryeministri i ka paguar shpenzimet edhe pse ligji për trajtimin e funksionarëve të lartë, përcakton financim nga shtetit vetëm për kurime sëmundjesh dhe urgjencash me rrezik jete. Të shkuara Presidentit!

VENDIMI
Nr. 175, datë 24.3.2023 PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bajram Begaj, në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit