-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati njohja e patentave! Lajm i mirë për shqiptarët në Gjermani

Kryesoret

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se një zyrtar i lartë i Berlinit pritet që në javën tjetër të vijë në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave mes dy vendeve.

“Z. Oliver Luksic, MdB, Sekretar Parlamentar i Shtetit (Zëvendësministër) në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 Prill.

Krahas bisedave për temat e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe tranzicionit energjetik në sektorin e transportit, në qendër të vizitës së tij është edhe nënshkrimi ✍️ i një marrëveshjeje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit 🚗 së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku.

Informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes do publikohen së shpejti” shkruan ambasada gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit