-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Interesante nëse tërhiqet Berisha, do të kandidoja për kreun e PD

Kryesoret

Deputeti i PD Belind Këlliçi, i ftuar në Zonë e Lirë, ndër të tjera, u pyet nëse do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike.

Në intervistat e tij të mëparshme, ai nuk i ka fshehur ambiciet, ndërsa ka theksuar se në këtë rast do të mbështeste Berishën, por në intervistën e fundit, ai është shprehur se do të kandidonte nëse Sali Berisha do të tërhiqej.

Pjesë nga intervista:

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit