Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në Ferizaj, të enjten rreth orës 16:37.
Vdekjen e viktimës, shtetas i Malit të Zi, e ka konstatuar mjeku përgjegjës në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.