Ditën e sotme është zbuluar një tjetër vatër e gripit të shpendëve në qytetin e Shkodrës.
Rasti i dytë brenda dy ditëve në një fermë oborri në pronësinë e një fshatari në njësinë administrative të Dajçit.
Rreth 60 pula janë groposur. Sipas veterinerëve në Shkodër, kjo vatër ishte e pritshme për shkak të afërsisë me banesën, ku një ditë më parë u zbuluan pulat e tjera të infektuara.
Në Shqipëri janë 13 vatra me grip shpendësh.