-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon firma që ndërtoi pallatin: S’kemi përgjegjësi ligjore, por do financojmë rindërtimin

Kryesoret

Pas zjarrit shkatërrues në kompleksin e ndërtuar nga “Arlis Ndërtim” në zonën e “Farmacia 10”, kompania ka reaguar për të shprehur solidaritetin e saj dhe për të sqaruar masat që do të marrë.

Pavarësisht se nuk mban përgjegjësi ligjore, “Arlis Ndërtim” ka njoftuar se do të financojë plotësisht rindërtimin e fasadës dhe rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara.

“Ne si kompani, pavarësisht se nuk mbartim asnjë përgjegjësi ligjore për këtë ngjarje, kemi vendosur të angazhohemi në rindërtimin e fasadës së pallatit të dëmtuar dhe rikonstruksionin e të gjitha apartamenteve që janë prekur nga zjarri. Angazhimi ynë është në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe angazhimit për të mbështetur ata që na kanë besuar. Do të rindërtojmë apartamentet në të njëjtën gjendje siç ishin kur u dorëzuan, për të rikthyer sa më shpejt mundësinë e jetesës normale për banorët”, tha administratori i kompanisë, Xhejsi Lilo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit