Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u përmend gjatë ditëve të fundit në disa portale se mund të jetë kandidat për presidentit të Shqipërisë.
Megjithatë, këto lajme janë hedhur poshtë nga Haradinaj, i cili ka bërë një postim në Facebook pasditen e së premtes, ku i quan shpifje ordinere dhe të ulëta.
“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë
Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.
Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me
Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik”, shkruan Haradinaj.