Nga Agron Gjekmarkaj
Sot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ku tufa të zgjedhura për qumësht, lesh delesh e dhishë vinin të parakalonin para udhëheqjes. Këmboret e tyre na sollën ndërmend jetën e thjeshtë e bukolike, marrdhënjet me kafshët dhe gëzimin që sjell blegerima simfoni kjo kaq e dashur për Liderin. Një dash Lumë i flet më shumë se Moxarti.
Gjithë natën Klosi , Majko, Braçe , Xhafa mbanin dëngje byku mbi supe për ti shtruar në sheshin Nënë Tereza për tu ulur si dikur motit , këmbëkryq mes thjeshtësisë ! Partizanët ashtu uleshin , mbi to flinin por hodhën themelet e Shqipërisë së re. Majko më shumë nga të gjithë merrte nga dy dëngje bashkë që të justifikonte mandatin.
Ai mbante të gjithë me gajret , edhe pak se mbaruam i thoshte Xhafës që gjithë kohës thithte zymtësi. Klosi një dy ndizte nga një cigare duke rënë në sy për dembeli. Atij qëkur u pa në kafe me Fahri qafirin nuk ja merr më kush seriozisht impenjimin dhe shihet me dyshim si kandidat për armik. Elisa numëronte dengjet dhe kur u realizua plani lajmëroi Kryeministrin per sihariqin. Lali i dha dorën e fundit të gjitha grazhdeve në shesh.
Tani delegatet do ulen me prapanicë në byk dhe do ndiejnë aromën e tokës por dhe do të marrin mesazhin e duhur. Olta qe me fat e kishin caktuar brenda e s’pat nevojë të piqej në diell. Kësaj here diplomatët u kursyen që të mos merrnin pjesë në korrje-shirje. Silluni mirë se aty do përfundoni te byku është lajmi.
Nga Fieri mbërritën autokombanjat, zetorët, traktorët, papaqet të cilëve u printe Tao pa entuziazëm. Aty pranë një veterani që kishte hapur tokat e reja ai zhgarraviste me një fije bari si Krishti para Mari Magdalenës që priste gurin e parë. Damua kishte marrë pergjegjësi për akçihanën ku të mos mungonte uji e buka me djathë.
Rininë e mblodhi Bora e cila ju vuri mbi gjoks stimujt moral ku binte në sy shkronja “S” domethënë sulmues. Edona u tha ja shikoni mua dhe Borën , bëni si ne dhe fati do bjere mbi ju si petal.
Në këtë kohë krize e qameti ky duket se do jetë kongresi i sigurimit të bukës në vend, i qumshtit , leshit e djathit. Bereqeti duket se do jetë tema e ditës. Naftëtarve që po bëjnë dy norma në dite veshur me kominoshe u doli në pritë Ahmetaj. Nuk dihet nëse Ditmiri fjalimin që po pritet me kaq ankth do ta mbajë hipur mbi zetor apo në sallë. Per sigurinë ka menduar Niko me gjeneralët e tij !
Vendi është rrethuar me tanke e blinda që mos të pipetijë az miza. Pritet që lideri të mbërrijë hipur mbi qerre të terhequr nga dy buaj të Myzeqesë si shënje afërsie me fshatarësinë , urtësi e së cilës e nxit per retorikë të lartë politike.
Ky duket së është Kongresi i vazhdimësisë! Klotilda u shfaq e gëzuar në një televizion për kumtet e kësaj feste të kombit. Shalsi mbërriti të shkallet hipur mbi një makinë korrese jonxheje e asulli. Pritet për pak mbërritja e shokut Gramoz për të cilin thuhet që do të puthë në ballë Liderin dhe do i japë bekimin e brezave.
Ky është panairi personal i Edi Rames. Siç thotë një koleg gazetar panairi i një vëndi pa Qeveri dhe siç them unë me Opozitë që po vret veten duke gjuajtur mbi Amerikën.