Një burrë nga Prishtina ka raportuar se teksa ka qenë jashtë makinës, një person i ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe 8000 euro.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe policia rastin e ka cilësuar si ”vjedhje e rëndë”.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.