-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PDK: Gjykata ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës

Kryesoret

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën (9 prill) ka bërë të ditur se kanë pranuar një vendim nga Gjykata e Prishtinës që pezullon ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës.

Në një konferencë për media, zyrtarë të partisë opozitare, PDK, thanë se vendimi i gjykatës erdhi pasi ata nisën një betejë ligjore kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës, që u mor në shkurt.

Vendimi i gjykatës, sipas PDK-së, është masë e përkohshme derisa të vendoset përfundimisht lidhur me anulimin ose jo të vendimit të ZRRE-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje ZRRE-së që ta respektojë vendimin e gjykatës.

“Ky vendim ka qenë jashtëzakonisht i dëmshëm për çdo familje në Kosovë.I bëjmë thirrje ZRRE-së e të gjithë akterëve të angazhuar në shtrenjtimin e energjisë elektrike, ta respektojnë vendimin e gjykatës”, tha ai.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri dhe Ndërmarrësi, paralajmëroi se shumë shpejt do të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar “ku do të zbardhen të gjitha keqpërdorimet e qeverisë me fondet publike në kohën e krizës energjetike”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe as Qeveria e Kosovës nuk janë prononcuar lidhur me këtë çështje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi më 8 shkurt faturat e reja me rritje – vetëm për një kategori të konsumatorëve – të cilat hynë në fuqi një ditë më vonë.

Nga vendimi i ZRRE-së për rritje preken vetëm ata konsumatorë familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë në muaj; ata që shpenzojnë nën këtë sasi, nuk do të vërejnë ndryshime në faturë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit