-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Peshku” dhe këngëtari, Rama sulmon SPAK-un: Pse “ha” vetëm nga krahu i PS-së?

Kryesoret

Edi Rama është i pakënaqur me reformën në drejtësi. Ai u ankua sot në kongresin e PS-së se SPAK-u po “ha” vetëm nga krahu i socialistëve duke çuar pas hekurave dhe dënuar “edhe një ish-zv/ministre për një arkë peshk”, apo raste periferike si “këngëtarin Boiken Lako”. Një paralajmërim të hapur e kishte për prokurorët e SPAK-ut, “mos e merrni mbështetjen për dobësi”.

“Dënohet me heqje lirie një këngëtar që hap një dritare, apo zgjeron pa leje, ndërkohë që policia, INUK, presin akoma prej muajsh, që gjykata të mos marrë në mbrojtje një pallat të tërë pa leje m’u në breg të detit, cfarë drejtësie është kjo?

Duhet të durojmë. Peshku dhe dritarja shkelje janë por në raport me sensin moral të drejtësisë, ato janë skandale. Po si ka mundësi që asnjë gjykatës, asnjë, asnjë prokuror i korruptuar nga ata që i nxori vettingu jashtë se kishin nga 7 shtëpi dhe 18 apartamente, nuk është akoma, as i thirrur që të paraqitet, ku i ke gjet këto para?

Nëse nuk dënohen ata që japin drejtësi gabim, dëno sa të duash ata që shkelin ligjin, duke shfrytëzuar pushtete të tjera, nuk bëhet një shtet me siguri për të gjithë.

Uroj që të mos e zgjasë, dhëntë Zoti, që mbështetja jonë pa kushte, ta lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK-ut, ky do të ishte gabimi më i pa amnistueshëm në raport me popullin dhe fëmijët tanë.

Kampionët nuk janë në PS por të tjerat, bujrum këtu, kushdo këru që ka llogari për t’i dhënë drejtësisë të shkojë ta japë por ama ne vërtetë kemi bërë një reformë, por jo vetëm që “ha” vetëm nga njëra anë, se kjo nuk është drejtësi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit