Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita aktuale as që i duhet Shqipërisë dhe se ai ka qenë i bindur prej kohësh që Partia Demokratike do të përfundonte në këtë gjendje.
“Ia kam çuar Luzim Bashës me mesazh, kam qenë i saktë, gabova vetëm me një vit diferencë, mendova se kjo do të ndodhte një vit më shpejt. Imagjinoni të bashkohen me një të vdekur për së gjalli ata, kjo do të sfidonte dhe kryeveprën e Ismail Kadaresë, thjesht imagjinojeni pak. Koroneli do jetë dikush tjetër por s’po e përmend që të mos bëjmë incident diplomatik”, tha Rama.