Një person është qëlluar me thikë sonte në Sarandë. I plagosuri Dino Majko 29-vjeç është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
Mësohet, se sherri dhe më pas plagosja ka ndodhur në një lokal nate në shëtitoren e qytetit, në një kohë, ku në ambientet e saj kishte shumë klientë të pranishëm.