-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tahiri i PDK: Qeveria, jotransparente për dialogun me Serbinë

Kryesoret

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se qeveria është e mbyllur në raport me dialogun dhe opinionin publik.

Ai tha se janë bërë një vjet që procesi i dialogut është kategorizuar me një jotransparencë jashtëzakonisht të madhe nga kreu i Qeverisë Albin Kurti.

“Kjo është një çështje dhe një agjendë e qeverisë së Kosovës. Si parlament jemi ballafaquar me një mos transparencë jashtëzakonisht të madhe. Janë disa rezoluta të kuvendit të Kosovës të cilat e obligojnë kryeministrin e Kosovës që mbas çdo takimi të vije dhe të raportojë në kuvendin e Kosovës. Raportimet nuk kanë ndodhur por kanë ndodhur disa debate të cilat kanë qenë me kërkesë të partive parlamentare opozitare. Mirëpo në anën tjetër qeveria është jashtëzakonisht e mbyllur në raport me dialogun dhe opinionin publik dhe shumë pak kemi marrë informata nga ana e tyre se çfarë agjende ka qeveria e Kosovës, sa herë e ka shtruar çështjen e të zhdukurve dhe tema tjera të hapura me republikën e Serbisë. Dhe i tërë ky proces qe një vit është kategorizuar me një mos transparencë jashtëzakonisht të madhe”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se Qeveria ka dështuar sa i përket angazhimit në politikën e jashtme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe liberalizim të vizave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit