Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Konferenca e Pezës”, efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë ndaluar automjetin me targë AA 489 XA, drejtuesi i së cilit është konstatuar se drejton mjetin pa vendosur rripin e sigurisë si dhe pa u pajisur me leje drejtimi.
Gjatë kryerjes se veprimeve policore, drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale R. R, 22 vjeç, me qellim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer, i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë të rinj, por policia i ka vënë pranga.