Deputeti i PD-së Lulzim Basha ka folur për mediat në lidhje me shpalljen non grata të Aqif Rakipit, ish deputetit socialist. Sipas Bashës, Rama ka humbur një mik, i cili i siguroi votat e mandatit të tretë në Tiranë dhe Elbasan.
Po ashtu ai ka thënë se një nga shkaqet që PD humbi në 25 prill ishte “dora” e Rakipit që bleu votat për të birin dhe të kunatin.
“Aqif Rakipi, një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore. Ai ka blerë vota për hesap të Edi Ramës, janë njerëz që kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, të gjitha mekanizma të përdorura në zgjedhjet e 25 prillit. Diferenca e votave mes atyre që mblodhi PD-ja dhe mazhoranca ka qenë ajo që bleu Rakipi. Edi Rama ka sot të gjithë arsye të ndjehet i vetëm, ka humbur një tjetër partner. Dua t’i them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm, këtë parlament do t’ia kthejmë njerëzve, qytetarëve,” është shprehur Basha.