-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy mjekë kosovarë në Poloni në ndihmë të ukrainasve

Kryesoret

Gani dhe Arben Zeka, babë e bir, po bëjnë çfarë është e mundur për t’u ardhur në ndihmë ukrainasve dhe shqitarëve që jetojnë në Ukrainë. Ata jetojnë në Poloni, ku ushtrojnë dhe profesionin e mjekut dhe janë solidarizuar jo vetëm me trajtim mjekësor, por edhe me ndihma ekonomike.

Ata dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku treguan se nisën të ndihmonin njerëzit që pa nisur lufta. Ganiu tha se ajo që po shikojmë në Ukrainë është një pasqyrim i asaj që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës nga serbët.

“Është një pasqyrim i plotë i gjendjes në të cilën ka kaluar dhe populli ynë në Kosovë. Por një dallim i madh është që ukrainasit e shohin dritën të ndezur në Poloni. Mburrem që arrita të jem i angazhuar. Ne nëse nuk do të kishim popullin shqiptar përreth do të kishim pësuar disfatë”, u shpreh Ganiu.

Ndërsa Arbeni tha: “Gjëja që më ka prekur është se këta njerëz flasin shumë pak, duket sikur i kanë humbur shpresat komplet. E shikoj që avash avash se si iu kthehet shpresa dhe më vjen shumë keq në fillim kur shikoj që janë shumë të dëshpëruar. Dhe kur ikin nga lufta, i kanë shpresat e humbura.

Por nga ana tjetër, jemi në gjendje që t’ua kthejmë shpresën dhe besojnë se do të jetë shumë më mirë”, tha Arbeni. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit