Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, për përfitimin e pronave në zonën e Dhërmiut, duke shpallur investitor strategjik bashkëshortin e saj.
“Balkani i hapur projekt i Serbisë së madhe, i vasalitetit ndaj Serbisë, mbjell çdo ditë luftë të ftohtë ndaj tre vendeve që nuk e kanë firmosur. Është denoncuar nga BE dhe përfaqësues të lartë të SHBA . Nuk ka asnjë synim tjetër veç se tualeti dhe make up ndaj një njeriu që nuk njeh gjenocidin në Kosovë, Vuçiç.
Kjo ishte vetëm një anë, më duhet tu them zonja, të gjitha keni bashkëshort por vetëm njëra ka super bashkëshort, strategjik madje, Olta Xhaçka e cila e ka lumturuar me zona në jug, partner strategjik. E nderuar zonjë është mirë me heq dorë nga statusi i burrit strategjik dhe të kesh një burrë si të gjitha”, tha Berisha.
Xhaçka iu kthye duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se bashkëshorti i saj është pronar dhe nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti.
“Zoti Berisha unë jam krenare për burrin tim, nuk e di sa krenare është bashkëshortja jote për burrin që e saj. Por burri im është në tokë të vetë dhe në pronë të vet dhe nuk ka përfituara asnjë cm nga shteti shqiptar. Është e turpshme kini respekt për veten dhe mos gënjeni dhe mos mashtroni ashtu siç keni bërë këto 30-vjet”, tha Xhaçka.