-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vunë prangat në doganë, Alibeaj: Shteti t’i kërkojë falje zyrtarit të PD-së

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagoi duke dënuar arrestimin e kryetarit të degës së PD-së në Rubik, Kol Nikolli i cili u ndalua sot në doganën e Hanit të Hotit teksa ishte nisur për në Itali, sepse ndaj tij kishte një urdhër arresti. Enkelejd Alibeaj kërkon nga autoritetet shtetërore që t’i kërkojnë falje publike kryetarit të të përndjekurve.

“Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë.

Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve.

Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave.

PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike”, shkruan Alibeaj.

Kol Nikolli ishte në kërkim kombëtar për protestën e zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku disa qytetarë vendosën kuti dhe bllokuan Rrugën e Kombit në hyrje të Rrëshenit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit