-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mykonos, shqiptari plagos me armë kunatin

Kryesoret

Një incident me të shtëna është regjistruar në ishullin grek Mykonos, pasditen e së dielës, 10 prill. Mediet lokale raportojnë se një shqiptar është konfliktuar me kunatin e tij, e si pasojë e ka qëlluar 2 herë me armë zjarri.

Ky i fundit ka marrë plagë dhe është duke marre trajtim mjekësor në spital, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë. Sherri mes dy shqiptarëve ka ndodhur në aeroportin e Mykonos.

Sipas informacioneve të protothema.gr, motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve. Autori është i martuar me motrën e viktimës.

Mësohet se pasi qëlloi kunatin, autori tentoi të arratisej. Ishte vëllai i të plagosurit ai që e ndoqi nga pas, duke arritur të përleshen edhe bashkë.

Madje raportohet se i kanë rënë me gurë njëri tjetrit, deri sa autori qëlloi me armë edhe vëllanë e kunatit, në tentativë për tu arratisur. Megjithatë arratia e shqiptarit nuk zgjatu për shumë kohë, pasi policia greke arriti ta arrestojë atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit