-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëntë shoferë të grupit vullnetarë “Help People” u arrestuan nga rusët

Kryesoret

Nëntë shoferë të grupit vullnetarë “Help People” u arrestuan nga rusët gjatë një misioni në Mariupol, teksa po shpërndanin ushqime dhe ilaçe për popullsinë e bllokuar në qytet.

Dhjetë mikrobusë kishin hyrë në Donbass për të ndihmuar në evakuimin e popullsisë nga Mariupoli, kur u ndaluan nga ushtarët rusë, të cilët donin të kthenin autokolonën në Rusi. Përballë refuzimit, drejtuesit e mjeteve u kapën rob.

Lajmin e ka raportuar kreu i OJF-së Alex Voronin.

 “Ne e dimë se tre prej tyre janë në Donetsk, ku u morën në pyetje brutalisht. I dhanë pak për të ngrenë dhe po mbahen në kushte të tmerrshme. Atyre u është thënë se kanë të drejtë t’i ndalojnë deri në 30 ditë”, tha ai për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit