Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të përbashkët për media me kancelarin Olaf Scholz, loboi edhe për liberalizimin e vizave të Kosovës.
“Ishte vërtet kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas një takimi të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me Kancelarin sepse gjeta një gatishmëri inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shumë vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga përmbysja e një faze të procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpresojmë të ndodhë në qershor. Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e Hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit. Shpresoj që Gjermania të bëjë pjesën e saj sa i përket përmbushjes së procesit dhe bashkimit nga BE për uljen në tryezë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë dhe kërkesën për liberalizimin e vizitave për Kosovën. Eshtë proces i bllokuar dhe shpresojmë që të gjitha vendet e Ballkanit të marrim atë që meritojnë në raport me ecurinë e tyre drejt BE. Po e bëj një ftesë publikisht do të ishim të nderuar që të vizitoni Shqipërinë dhe Rajonin. BE ka nevojë për Rajonin dhe Rajoni për BE.”, tha Rama.