-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka përplaset me Alibeajn: Pse nuk më njoftove? Mos e përsërit më

Kryesoret

Debate të forta në mbledhjen e PD-së. Deputeti Flamur Noka u përplas me kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajn, pasi i kërkoi llogari se përse ata nuk janë thirrur në mbledhjen e grupit dhe se është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë.

“Kjo është mbledhja dyte dhe ne nuk njoftohemi. Vendimi ishte i individit, individi iku, le të vazhdojmë me bashkimin. Jemi për bashkim, përballë kemi Ramën. Bashkim pa kushte, le të ecim përpara”, tha ai. 

Më pas debati vazhdoi mes ish-kryeministrit dhe deputetit Ferdinand Xhaferaj i cili deklaroi se për grupin e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’, sikur e etiketon Sali Berisha.

“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit