-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD në kaos, KQZ thirrje partive politike: Shpejt, se po vijnë zgjedhjet

Kryesoret

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u bën thirrje partive politike që të nisin punën për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, për të cilën ranë dakord në nisje të kësaj legjislature. Por opozita gjendet në një moment të vështirë pasi prej muajsh është e përfshirë në një krizë të brendshme për lidershipin.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit