Berisha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar: Alibeaj është vetëshpallur kryetar, ne nuk e pranojmë si të tillë.
Berisha ironizoi Alibeaj duke theksuar se do ta ndjekë fati i Bashës.
“Alibeajn nuk e tërheq Rama të tërhiqet. Atë do e ndjekë fati i Bashës. Nuk ia uroj. Ai harron se vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme. Kërkoi të bëhej votim, por nuk i votoi kush. Nuk them se e hodhi, por kërkoi. Kërkoi që t’i dërgohen propozime. Nuk ka mbledhje nesër. Kur të ketë do shkoj në çdo mbledhje. Pse kujtoni ju se vendimi i Bashës dhe Alibeajt do më pengojnë? Kryetari i grupit duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Ai bën edhe kryetarin, i emërur nga Gaz Bardhi. Ata janë shokë por nuk është partia kështu. Nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata me SHBA. E kam refuzuar në mënyrë të prerë”.