-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje me Alibeajn, Berisha del dhe rikthehet, deputeti: Hajde bëjmë “armëpushim”

Kryesoret

Prej orës 13:30 vijon mbledhja me dyer të mbyllura e PD-së. Ish-kryeministri Sali Berisha doli për disa minuta dhe më pas u rikthye sërish. Ndërkohë që debati vazhdon mes deputetëve.

Debati në grupin e PD-së

Saimir Korreshi: E vetmja menyre per zbutjen e demokrateve eshte bashkimi. Duhet t’u kthejme bashkite demokrateve, me keto ritme nuk ‘jemi ne rrugen e duhur.’

Albana Vokshi: Bashkimi te jete real, jo i sforcuar, bashkim edhe ne baze.

Ferdinand Xhaferraj: Duke vleresuar qe Berisha foli per ambasadoren amerikane duke e quajtur zonja Kim: Kjo eshte pozitive qe ne dallim nga mbledhjet e shkuara Berisha nuk perdori epitetin guvernatore. Per grupin parlamentar te PD, zonja Kim eshte ambasadorja e nderuar e Shteteve te Bashkuara, aleatit tone strategjik. Lidhur me procesin e bashkimit, eshte nje mashtrim qe po çon ne rrenim.

Lefter Gështenja: Ka kohe qe PD eshte ne nje krize te thelle. Pasi PD nuk fitoi zgjedhjet 25 prillit, nisi bjerrja apo rrjedhja e pare e anetaresise dhe struktures, ku shume demokrate shprehnin pakenaqësine per ate çka ne nuk erdhem ne pushtet.

Krisja e dyte dhe me thelle ishte vendimi i 9 shtatorit, e per pasoje vendimet e njepasnjeshme te 11 dhe 18 dhjetorit qe cuan ne carjen dhe krizen e thelle te PD.

Duke pare dhe pranuar realitetin ku ndodhemi sot si PD, ne duhet te ndermarrim nje proces gjitheperfshires ku secili nga ne duhet te kontribuoje jo per te perfituar, por duke dhene maksimumin ne funksion te bashkimit dhe organizimit real te PD.

Në thelb të ketij procesi mendoj se duhet te qendroje: ‘‘armepushimi’’ mes demokrateve, vota e fshehte e lire dhe e barabarte.

Per zgjidhjen e kesaj krize propozoj: Ngritjen e Grupeve te Perbashketa Pune ne nivel qendror dhe lokal per organizimin dhe drejtimin e procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve ne PDSH ne nivel qendror (5deputete) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) (deri me 15/04/2022).

Te drejten per te kandiduar e ka cdo demokrat qe ploteson kriteret e percaktuara me pare. Nderkohe duhet te fillojme me urgjence punen ne terren duke dale te gjithe bashke per te dhene mesazhin e bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte per cdo demokrat qe Grupi Parlamentar eshte i bashkuar dhe i unifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit