Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka fshirë nga lista e të sanksionuarve pesë pjesëtarë të luftëtare shqiptarë: Haradin Balën, Jonuz Musliun, Sabit Gashin, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hysenin.
Haradin Bala, ka vdekur më 31 janar të vitit 2018 dhe ka qenë i dënuar nga Gjykata e Hagës 13 vjet burg për krime lufte. Dënimin e ka mbajtur në burgjet e Francës.
Edhe ish-komandanti i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, është larguar nga lista e lista e të sanksionuarve. Ai ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018.
Po ashtu nga lista e të sanksionuarave është larguar edhe i ndjeri Sait Rushiti, ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni. Saiti që ka vdekur në vitin 2010 ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001 në Maqedoni.