Shumë njerëz janë qëlluar në një stacion metroje në Brooklyn dhe disa pajisje të pashpërthyera janë gjetur gjithashtu në vend, sipas zyrtarëve të zjarrit dhe tre burimeve të zbatimit të ligjit.
Të paktën pesë persona thuhet se janë qëlluar nga një burrë i cili kishte veshur një maskë gazi dhe një jelek portokalli ndërtimi. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është kapur.
Disa burime të zbatimit të ligjit thanë se vrasësi mund të ketë hedhur një pajisje përpara se të hapte zjarr në stacionin e Rrugës 36 dhe Fourth Avenue në Sunset Park rreth orës 8:30 të mëngjesit të së martës.
Si pasojë e sulmit dyshohet që te ketë edhe viktima.