-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili për raportin e DASH: Plagët e thella të shkaktuara nga Rama dhe Rilindja

Kryesoret

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me Departamentin Amerikan të Shtetit, që rendit disa nga shqetësimet që vuan sot Shqipëria, mes tyre korrupsioni dhe pandëshkueshmëria. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Vasiloi thekson se DASH tregon shumë qartë plagët e shkaktuara nga Edi Rama dhe Rilindja.

REAGIMI I VASILIT
Departamenti Amerikan i Shtetit tregon shume qarte plaget e thella te shkaktuara Shqiperise nga Edi Rama dhe rilindja :
🟥 Zgjedhjet e shkaterruara nga rilindja:
“Megjithatë raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”,
🟥 Shkaterrimi i pavaresise se gjyqsorit:
“Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”
“Politizimi i emërimeve të kaluara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese herë pas here kërcënoi të minonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”.
“Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë instrumenta juridike civile për shkeljet e të drejtave të njeriut, janë raportuar raste të korrupsionit gjyqësor, joefikasitetit, frikësimit dhe ndërhyrjes politike, thotë raporti”.
🟥 Thellimi galopant i korrupsionit qeveritar:
“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.
🟥 Pandeshkueshmeria e qeveritareve
“Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”.
🟥 Policia shkel ligjin ne emer te qeverise
Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit
🟥 Shantazhi dhe presioni ndaj medias
“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët sipas njoftimeve u angazhuan në autocensurë”.
🟥 Skandali i te dhenave personale te 900 mije qytetareve:
“Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit, u bë e njohur se një bazë të dhënash me informacionin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900,000 qytetarëve, si dhe preferencat e tyre të mundshme partiake, u bënë publike, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit të mundshëm”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit