Së fundmi ish kreu i PD-së, Lulzim Basha është fotografuar gjatë një mbledhje me demokratët të Mirditë.
Në fakt më herët Gazmend Bardhi ka thënë për mediat se Basha nuk po merr pjesë në mbledhjet e partisë pasi ai ka një axhendë tejet të mbushur me takime me demokratët nëpër Shqipëri.
Takimi mësohet se është zhvilluar ditën e sotme, por si çdo takim tjetër i Bashës me bazën pas dorëheqjes nuk është bërë asnjë njoftim në media.