Sali Berisha tashmë e ka zyrën e tij brenda selisë së PD-së. Zëdhënësja e shtypit Floriana Garo ka postuar në rrjetet sociale fotot nga zyra e re e ish-kryeministrit, që duket i buzëqeshur.
Zyra ende nuk është mbushur, por lyerja dhe sistemimet që lanë pas epokën Basha përfundoi. “Dr. Sali Berisha ne zyren e tij ne seline e Partise Demokratike” shkruan Garo.