-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatmir Limaj: Shërbimi sekret serb do më vriste bashkë me Rexhep Selimin

Kryesoret

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar se ish-kreu i shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiqi, i kishte treguar në Hagë se shërbimi sekret serb ka pasur plane për ta vrarë.

Limaj ka thënë se shërbimi sekret serb nuk ka vrarë shqiptarë vetëm në vitet ’70-të, apo 80-të.

“Shërbimi sekret ka vrarë edhe në 98-ën dhe në 99-ën. Përgatitjet për vrasje nga shërbimi sekret serb kanë qenë për krejt nga ne. Rexhep Selimi dhe unë kemi pas prita nga shërbimi serb. Ma ka thanë Stanishiqi në Hagë, por fatmirësisht nuk kemi shkuar ku na kanë pritur”, tha Limaj 

Limaj ka treguar edhe se kur janë planifikuar vrasja e tij dhe ish pjesëtarit të UÇK-së Rexhep Selimit nga shërbimi sekret serb.

“Ai ka folur me shtëpia, me rrugë, po flas për 31 janar 1997 në ditën kur është vrarë Zahir Pajaziti… Unë kam udhëtuar nga Prishtina në drejtim të vendlindjes në takim në një bazë, dhe aty është planifikuar likuidimi, vrasja ime, por fatmirësisht s’kam shkuar asaj rruge”, shtoi tutje Limaj.

Limaj ka thënë se ka qëndruar dy vjet e gjysmë me ish kreun e shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiqin në Hagë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit