Kandidatja për Presidencën franceze, Marine Le Pen, theksoi se nëse fiton zgjedhjet, vendi do të tërhiqet nga NATO.
Këtë deklaratë Le Pen e dha gjatë një konference për mediat.
Kryetarja e Partisë “Tubimi Kombëtar” vuri në dukje se në rast fitoreje do të kërkonte tërheqjen e Francës nga Aleanca e Atlantikut të Veriut
Megjithatë, Le Pen nuk dëshiron të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
“Ky nuk është qëllimi im. Megjithatë, unë dua që kjo strukturë evropiane të evoluojë”, shtoi politikania e ekstremit të djathtë.
Sipas kandidates presidenciale, ajo kërkon të ruajë bashkëpunimin me anëtarët e NATO-s.
Në veçanti, Marine Le Pen pretendon se kur Franca të largohet nga NATO, ajo nuk do të refuzojë të respektojë “nenin 5 për mbrojtjen e ndërsjellë midis anëtarëve të organizatës”.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë është caktuar për datën 24 prill.
Përveç Marine Le Pen, në garë është edhe kreu aktual i shtetit Emmanuel Macron.