Qeveria shqiptare ka vendosur heqjen e biletave fizike në transportin urban ndërqytetas, të cilat do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë. Ministrja tha se tashmë prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike e-transport të fiskalizuara.
“Ky projektligj sjell disa risi të rëndësishme, hiqen biletat në format të parashtypur, prerja e biletave, online, përmes sistemit të fiskalizuar. Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në autobusë. Biletat në format elektronik do të gjenerohen nga platforma elektronike.
Projektvendimi i dytë për transportin urban ka të bëjë me kompensimin, si pjesë e paketës anti-krizë. Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, qeveria ka vendosur që pjesë të Paketës së Rezistencës të bëjë edhe kompensimin me 100 lekë për litër.
I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces. Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dhe po mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flokë të re” tha ministrja.