Kryeministri Edi Rama do të zhvilloi një vizitë dy ditore në Turqi dhe në Azerbajxhan. Vizita do të kryhet në datën 14 dhe 15 prill.
Më pas kreu i qeverisë shqiptare do të ketë takim bilateral me Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit dhe më pas me kryeministrin, Ali Asadov.
Më pas Rama do të fluturojë drejt Turqisë. Në axhendë nuk parashikohet një takim me Presidentin Erdogan.
AXHENDA
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”