Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas raportit të DASH-it për korrupsionin në Shqipëri. Kim shkruan se SHBA do të punojë për një gjyqësor të pavarur dhe goditjen e krimit e korrupsionit.
“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut.
Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.
SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri” shkruan Kim duke i çuar një tjetër mesazh indirekt edhe Sali Berishës, se nuk do të tërhiqen.