Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar plotësisht punimet e rrugës lidhëse të Apollonisë pjesë e projektit të ndërtimit të Bypass-it të Fierit. Sipas ARRSH, tashmë rruga është e hapur për të gjithë përdoruesit.
“Lajm i mirë. Kanë përfunduar plotësisht punimet e rrugës lidhëse të Apollonisë pjesë e projektit të ndërtimit të Bypass-it të Fierit.
Tashmë rruga është e hapur për të gjithë përdoruesit dhe veçanërisht për vizitorët e Parkut Arkeologjik të Apollonisë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.