Media ruse “RIA Novosti”, ka publikuar një artikull ku shkruhet se dy helikopterë ushtarakë ukrainas kanë mësyrë hapësirën ajrore ruse dhe më pas kanë zhvilluar bombardime në gjashtë zona rezidenciale në rajonin e Bryansk-ut.
Një lajm i tillë, është lëshuar për shtyp edhe nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse në një kanal zyrtar në Telegram, ku është raportuar se bombardimet janë zhvilluar në atë fshat dhe ato, në postim, janë cilësuar si “akte kriminale”.
“Duke përdorur dy helikopterë ushtarakë me armatime të rënda, Forcat e Armatosura ukrainase kanë hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në hapësirën ajrore ruse”, shkruhet në njoftim. “Duke lëvizur në lartësi të ulët dhe duke vepruar lirisht, ato kanë ndërmarrë të paktën gjashtë bombardime të konfirmuara në fshatin Klimovo, të distriktit Klimovsky dhe rajonit Bryansk”.