-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpallet në kërkim nëna 30-vjeçare nga Elbasani, e cila braktisi fëmijën

Kryesoret

Një 30-vjeçare banuese në Elbasan është shpallur në kërkim pas denoncimit nga ish-bashkëshorti në Komisariatin e qytetit. E reja, e identifikuar me inicialte B. M., ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari dhe është zhdukur.

Mbi të rëndon vepra penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit