-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria copy paste

Kryesoret

Nga Mentor Kikia

Raporti i DASH, mbushur me kritika për nivelin e korrupsionit, shkeljet në zgjedhje, lirinë e medias, etj etj, u cilësua si një copy paste nga kryeministri. Dmth, nuk ka patur ndonjë gjë të re, por ata atje në Uashington i kanë ndryshuar datën atij të vjetshmit dhe i kanë bërë një print. Padyshim që nuk është kështu.

Por në qoftë kështu, është edhe më keq. Në fakt Shqipëria dhe raportet mbi janë një lloj copy paste. Ndryshojnë ngjarjet, personazhet dhe dozat e abuzimit.

Raportet për zgjedhjet gjithmonë tregojnë se ato ishin më të mira se të shkuarat, por sërish jo brenda standardeve.

Raportet për kurrupsionin tregojnë se ai është shtrirë në të gjitha nivelet e pushtetit, dhe se është pengesë serioze për zhvillimin.

Raportet për demokracinë, vazhdimisht thonë se ajo është një lloj hibridi, pra një produkt i modifikuar genetikisht.

Reaportet për drejtësinë, vazhdimisht thonë se nuk po lufton korrupsionin në nivelet e larta dhe pandëshkushmëria është problem.

Rapotet për lirinë e medias thonë se media është e nënshtruar dhe e vënë në shërbim të politikës.

Në këtë drejtim, kryeministri ka të drejtë, sepse në Shqipëri asnjëherë asgjë nuk ka ndryshuar. Vetëm se është shtuar doza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit