Një qytetar nga Shqipëria ka gjetur portofolin e një kosovari në rrugë, me para dhe dokumentet personale.
Përmes një postimi në Facebook, Azem Brahaj, ka njoftuar se ishte djali i tij ai që e kishte gjetur kuletën.
Azemi i bëri thirrje pronarit që të kontaktojë në numrin: +35568216955 dhe tha se kuleta do t’i dorëzohet vetëm pronarit të dokumenteve personale.
“Ky portofol ndodhet tek Kukesi Resort Aldo Pogradec. Kontaktoni në nr.+355682216955 në whatsapp ose viber”, ka shkruar ai, teksa e ka publikuar edhe fotografinë e dokumenteve.