Deputetët socialistë kanë afat deri ditën e martë të javës që po vjen për të propozuar tre emrat për President të ri të vendit, që do të jetë pasuesi i Ilir Metës.
Ditën e martë do të zhvillohet mbledhja e grupit socialist ku do të diskutohet mbi emrat e propozuar, por edhe qëndrimin që do të mbajë shumica mbi sanksionet që ka vendosur SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipi, që djalin e ka pjesë të PS-së, deputetin Orlando Rakipi.
Më pas një grup prej tre deputetësh, konkretisht kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve.