-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK “gozhdon” sot Alqi Bllakon, a do i tregojë “shokët”?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ditën e sotme do të marrë për herë të parë në pyetje ish-deputetin socialist, Alqi Bllako që u arrestua pak ditë më parë për dy akuza, korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorin e Fierit.

Bllako akuzohet se ka marrë përfitime të paligjshme nga kompanitë koncensionare të ndërtimit të inceneratorëve, ndërsa ka favorizuar këto kompani gjatë kohës që ushtronte detyrat shtetërore si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas në funksionin e “Autoritetit Kontraktues” si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Bllako akuzohet për falsifikimin e të dhënave për tokën mbi të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit duke i ndryshuar kartelën nga “tokë arë” në “tokë truall” gjë që ka çuar në një rritje të kostos së shpronësimit me 16 milionë lekë.

Nesër është radha e ish-ministrit Lefter Koka që të merret në pyetje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit