-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barcelona, çfarë zhgënjimi! Frankfurt i jep leksion

Kryesoret

Barcelona nuk ka arritur të shkojë në gjysmë finale e Europa League, pasi janë eliminuar në shtëpinë e tyre nga Eintracht Frankfurt, të cilët e mundën me rezultatin 2-3.

Gjermanët arritën të dominojnë takimin në Spanjë, ndonëse vendasit konsideroheshin favorit dhe kishin marrë një barazim në ndeshjen e parë.

Eintracht e udhëhoqi ndeshjen 0-3 deri në minutën e 67 dhe vetëm në pjesën e mbetur të takimit katalanasit mundën të shkurtonin rezultatin pa arritur dot më shumë.

Të kualifikuarat e tjera në Europa League për fazën e gjysmëfinaleve janë Leipzig dhe West Ham.

Në Conference League, Roma arriti më në fund të marrë hak ndaj Bodo Glimt e cila i ishte kthyer në një tmerr në këtë kompeticion, pasi u përballën 4 herë dhe një herë norvegjezët i mundën romanët me rezultatin e thellë 6-1.

Djemtë e Mourinho fituan pastër 4-0 duke përmbysur fitoren e Bodo 2-1 në fushën e tjera. Tashmë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni do të gjejmë dhe Feynoord, Marseille dhe Leicester.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit