-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debitori vdiq, vëllai i ish-deputetit u bllokoi llogaritë familjarëve

Kryesoret

“5pyetjet.al” zbardh detaje të reja nga operacioni “Account” që vendosi në pranga për herë të dytë vëllanë e ish-deputetit Adriatik Alimadhi.

Fatos Alimadhi 54 vjeç, banues në Tiranë u arrestua për shpërdorim detyre, pasi sipas policisë bllokoi llogaritë rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Një person kishte marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Në momentin që ndërron jetë kredinë e mbulon siguracioni i jetës. Por përmbaruesi i bllokoi llogaritë familjarëve të të ndjerit pa i lajmëruar.

Alimadhi u arrestua edhe në 2015 për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa personave, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit