-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në janar tmerroi Paskuqanin me kallashnikov, kush është Shkëlqim Koçeku?

Kryesoret

Shkëlqim Koçeku, 37-vjeçari, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia për pengmarrjen e Emil Sorrës, por nuk është hera e para që përballet me drejtësinë.

Në janar po të këtij viti, Koçeku u arrestua nga polica për shkak të përhapjes së panikut dhe terrorit në zonën e Paskuqanit pasi doli në rrugë me kallashnikov.

Pamja e të riut me armë në dorë ka ngjallur kureshtje edhe tek banorët e tjerë të zonës, të cilët kanë dalë nga kafja me telefon në dorë dhe filmojnë skenën. I vetmi që i afrohet është një burrë që bisedon me 37-vjeçarin, por nuk dihet marrëdhënia e tij me të prangosurin tashmë nga Policia e Shtetit. Madje dhe as shkaku se përse i riu kishte marrë armën në dorë e kishte dalë “shëtitje” në lagje.

Ndërkohë që efektivët e Komisariatit numër 5 në Tiranë, shkuan në Paskuqan vetëm pasi morën njoftimin se një person qarkullonte me armë zjarri në mes të rrugës. Gjatë kontrolleve në banesën e 37-vjeçarit është gjetur arma e zjarrit tip “kallshnikov”, e cila ishte hedhur në oborrin e banesës së tij. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit