Kryetari aktuali i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur sot platformën e re për bashkimin e Partisë Demokratike.
Por “puna” e tij është hedhur poshtë nga shumë deputet të grupit parlamentar demokratë, të cilët kanë shprehur se platforma nuk është në të mirën e PD-së dhe nuk sjell as bashkimin e saj.
Në fakt Alibeaj shprehu se ai nuk do të njoh vendimin e 12 janarit, për përjashtimin nga grupi parlamentar mbështetësit e Berishës, por që vet ish kryeministri nuk kishte më vend në PD.
Direkt pas këtij deklarimi ka reaguar Berisha duke e cilësuar kreun e PD-së si një person i komanduar nga Edi Rama. Po ashtu edhe Flamur Noka, Edi Paloka, Luciano Boçi dhe Tritan Shehu kanë ndarë të njëjtin mendim si Berisha në lidhje me platformën, e kanë konsideruar si përçarëse dhe aspak në funksion të PD-së por totalisht si një objekt që i shërben Alibeajt për interesat e tij personal.
Ndërsa Ervin Salianji dhe grupi tjetër i deputetëve ka kërkuar që Platforma të paraqitet si fillim në Grupin Parlamentar të shqyrtohet atje dhe më pas të votohet nëse do të zbatohet apo jo.