Enkelejd Alibeaj nuk e synon postin e kryetarit të PD-së, të paktën këtë tha publikisht. I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, ai tha se më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve.
“Më e rëndësishme në një parti politike dhe një situatë politike si kjo është bashkimi i njerëzve. Individualizmi dhe egoizmi nuk kanë vend”.
Ai sot prezantoi një platformë bashkimi, por pa Sali Berishën. Por a është kjo platformë e sponsorizuar nga SHBA, duke qenë se pak ditë më parë takoi ambasadoren Yuri Kim?
“Po, e kam takuar, ka pasur një kërkesë, sikur ndodh rëndomtë, e kam takuar dhe do të takoj këdo. Jo, platforma, autorësia e kësaj platforme është e deputetëve të PD-së. Autorësia është e të gjithë demokratëve të përfaqësues, të përfaqësues prej deputetëve të grupit të PD-së”.
I pyetur për cështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, ai tha se nuk do të merret asnjë vendim pa pyetur grupin. “Është një cështje tjetër, ka një axhendë tjetër.
Kolegjialiteti, grupi duhet të veprojë si një i tërë. Cdo deputet ka vlerën, peshën dhe përgjegjësinë individuale, që sipas rregullave, do të konsultohet dhe do të marrë vendime”.