-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinamika/ Kamionçina plot me bombola, si u qëllua drejt djalit të policit në Shijak (VIDEO)

Kryesoret

Orlando Petkola i shpëtoi për mrekulli një atentati me armë zjarri mesditën e sotme në Shijak.

Djali i një efektivi në burgje, ishte duke udhëtuar me një kamionçinë me bombola oksigjeni në një rrugë dytësore Xhafzotaj –Shijak kur rreth orës 12:10 drejt tij u qëllua me armë zjarri nga një makinë tip “Golf”.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i kamionçinës, që ishte shënjestra e atentatit humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti doli nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Ende nuk dihet asgjë mbi autorët dhe motivet nëse kanë lidhje me detyrën e të atit apo ndonjë konflikt me punën e djalit të policit.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit